U arrestua në Ukrainë, ish-presidenti i Gjeorgjisë Saakashvilli nis grevën e urisë

618
Politikani opozitar ukranias, dhe ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvilli është në grevë urie, u ka thënë gazetarëve avokati i tij, Ruslan Chornolutskiy.
Përmes një letre ai ka treguar se Saakashvili u ka bërë thirrje mbështetësve të tij të protestojnë në Kiev më 10 dhjetor dhe të kërkojnë shkarkimin e presidentit Petro Poroshenko.
Zyrtarët ukrainas e kanë akuzuar Saakashvilin për mbështetjen e një “grupi kriminal” të dyshuar, që është udhëhequr nga ish-presidenti, Viktor Yanukoych, i cili ka ikur në Rusi më 2014.
Saakashvili i ka hedhur poshtë akuzat. Ai është arrestuar në kryeqytetin e Ukrainës, në orët e vona të së premtes, derisa qindra përkrahës kanë demostruar duke kërkuar lirimin e tij.
Të afërm të Saakashvilit i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se ai është arrestuar në apartamentin e një shoku, tek i cili kishte shkuar në vizitë.
Sigal