U arrestua dje nga policia serbe, lihet i lirë pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës

484
Është liruar pjesëtari serb i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Milosh Shoshicc, i cili ishte arrestuar dje nga autoritetet serbe në Konçul.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha. “Sipas informacioneve e kanë liruar pjesëtarin serb të FSK-së”, tha Berisha. Berisha theksoi se arrestimi i tij, është bërë në bazë të deklaratës së zyrtarit serb Marko Gjuricc se do t’i dënojnë deri në 10 vjet, pjesëtarët serb të FSK-së.
“Nuk kemi informacione të sakta për çka është ndaluar. Por sipas të gjitha gjasave është vazhdimësi e asaj deklaratës që të gjithë pjesëtarët e FSK-së do të dënohen deri me 10 vjet burg. Ky është rasti i tretë që ka ndodhur ditëve të fundit, ata dy tjerët i kanë liruar pas dy orëve”, theksoi Berisha. Ai e ka vlerësuar këtë veprim të autoriteteve serbe të dëmshëm për raportet mes dy vendeve, madje sipas tij, duhet kushtëzuar edhe dialogu deri në ndaljen e këtyre veprimeve.
“Në këtë formë largohen shumë gjëra dhe nuk e di edhe puna e çështjeve tjera që nuk janë pjesë e FSK-së, por edhe dialog në fund të fundit duhet të kushtëzohet me sjelljet e tyre. Nuk mundemi ne ta vazhdojmë dialogun e ata të bëjnë skenarë të natyrave të ndryshme”, u shpreh ai. Pjesëtari serb i FSK-së, Milosh Shoshicc, ishte arrestuar dje në orën 14:00 në pikën kufitare në Konçul.
Sigal