U arratis nga burgu, arrestohet në mes të Athinës Albiano Xhezairi

592
Sigal

Policia greke ka arrestuar Albiano Xhezairin, person i shpallur në kërkim policor, pasi ka arritur të arratiset dje nga burgu grek i Avlonës.

Xhezairi u kap 1 orë më parë në rrugën “Menanadrou” në qendër të Athinës! Xhezairi është një emër i njohur për drejtësinë shqiptarë dhe atë greke.

Shqiptari që u arratis ditën e djeshme nga burgu i Avlonas në Greqi është Albiano Xhezairi, 23 vjeç nga Ksamili. Ai rezulton i dënuar në Greqi me 16 vite burg pasi më 11 Maj 2017 është arrestuar në lagjen Galtasi në Athinë pasi ishte përfshirë në një grup kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi.

Xhezairi merrte drogën nga kufiri i gjelbër dhe e magazinonte atë në banesën që kishte me qira në Athinë dhe më pas e shiste atë. Në momentin e arrestimit atij iu gjet në banesë mbi 3 kg 800 gram marijuanë, 1 pistolete, 1 thikë dhe 1 peshore.

Ndërkaq, ai është dënuar edhe në Shqipëri me 24 vjet burg për vrasjen e Aleksandër Bardhit në Sarandë.