U arratis me helikopter, si u kap gangsteri më i madh i Francës

457
Sigal

Rédoine Faïd, një gangster i famshëm francez i cili u arratis nga burgu duke përdorur një helikopter të rrëmbyer në korrik, është arrestuar sërish.

I arratisuri më i kërkuar i vendit, u prangos në veri të Parisit. Ai thuhet se ishte me vëllain e tij dhe dy burra.

Faid, 46 vjeç, është tifoz i filmave të gangsterëve, të cilët i krediton duke i mësuar se si të largohen nga bastisjet.

Ai u arrestua fillimisht në vitin 1998 për grabitje të armatosur.

Më 1 korrik zhvilloi arratisjen e dytë.

Ai u largua nga një burg në Réau, në juglindje të Parisit, i shoqëruar nga tre burra të armatosur rëndë që hynë në dhomën e vizitorëve.

Pastaj, e morën me një helikopter të marrë peng dhe u larguan.

Faid është duke vuajtur një dënim 25-vjeçar pas një grabitjeje ku mbeti i vrarë një polic në vitin 2010.

Ministri francez i drejtësisë, Nicole Belloubet, tha për Radio Europe 1: “Ne do ta vendosim atë në një strukturë të sigurisë së lartë ku do të vëzhgohet shumë afër”.