Twitter bllokon disa agjenci lajmesh iraninane

96

Twitter ka pezulluar disa agjenci të lajmeve iraniane lidhur me shqetësimet e dyshuara të njerëzve që ndjekin besimin Bahá’í.

Klubi i Gazetarëve të Rinj (YJC), i drejtuar nga transmetuesi shtetëror IRIB, IRNA dhe Mehr ishin ndër llogaritë e pezulluara të shtunën.

Disa agjenci, duke përfshirë agjencinë Fars dhe Press TV në gjuhën angleze, mbetën aktive në këtë faqe interneti.

Sipas BBC, pezullimi i tyre erdhi për mënyrën e mbulimit të tensioneve në rajon.

Një burim i Twitter konfirmoi disa degë të lajmeve, duke përfshirë BBC, se llogaritë ishin pezulluar pasi shënjestër ishin njerëzit e lidhur me Bahá’í-un, një besim në Iran.

Bahá’í-të thonë se qindra ndjekës janë vrarë që nga viti 1980 dhe se shumë të tjerë janë burgosur dhe torturuar.

Edhe pse ka më shumë se 300,000 anëtarë të komunitetit Bahá’í në Iran, vendi nuk e njeh fenë. Në vend të kësaj, predikuesit janë ndjekur penalisht dhe burgosur.

Twitter është ndaluar në Iran, por shumë njerëz vazhdojnë të hyjnë në të duke përdorur VPN-të, raporton BBC.