Tusk propozon një marrëveshje të re BE-Britani e Madhe

453
Nesër në mesditë presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk do të bëjë propozimin për një marrëveshje të re mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, njoftoi vetë Tusk me anë të një mesazhi në Twitter.
Sigal

“Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë përparime të dukshme edhe pse ka ende çështje pezull”, shton Tusk në mesazhin e tij.

Pas darkës së mbrëmshme të punës në Downing Street, Tusk tha se nuk ishte arritur ende ndonjë marrëveshje, çka do të thotë se përfaqësuesit e delegacioneve respektive kanë vazhduar punën për finalizimin e propozimit.