Tusk: BE ka dy muaj kohë për të zgjidhur krizën e emigrantëve

434
Bashkimi Evropian nuk ka më shumë se dy muaj kohë për të zgjidhur krizën e emigrantëve dhe për të shpëtuar zonën e lëvizjes së lirë, Shengen.
Ky ishte paralajmërim i zymtë i Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk që bëri në Parlamenti Evropian.
Tusk foli përpara një samiti të Këshillit Evropian më 17-18 mars që do të përqendrohet në krizën më të keqe të kontinentit mbi emigrantët që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Statistikat gjatë periudhës së Krishtlindjeve nuk janë inkurajuese, me mbi 2,000 të ardhur në vendet e BE në ditë “,deklaroi Tusk.
Këtë javë, Austria u bë vendi i fundit i BE-së dhe anëtare e zonës Shengen që vendosi kontrollin kufitar. 500 trupa janë vendosur në pikën kryesore kufitare midis Austrisë dhe Sllovenisë për të kontrolluar të gjithë emigrantët dhe çanta e tyre.
“Ata janë të rëndësishme sepse synojnë të dinë se kush po vjen në vendin tonë” deklaroi Werner Faymann, kancelari austriak.
Sigal