Turqit të pakënaqur nga shpallja e zgjedhjeve të reja, Erdogan nuk krijoi dot qeveri koalicioni

435
Turqit nuk janë aspak të lumtur pasi presidenti Tayyip Erdogan lajmëroi për zgjedhje të reja parlamentare pas dështimit të krijimit të një qeverie koalicioni, pas 2 muajsh dështime të njëpasnjëshme.
“Nuk jam aspak optimist rreth rezultatit që do prodhojnë këto zgjedhje. Nuk mendoj se do të ndryshojnë gjë. Madje mendoj se pasiguria do të rritet edhe më shumë. Besoj se do të ishte më mirë që mos ta kishin marrë këtë vendim”.
“Mendoj se pas këtyre zgjedhjeve do të arrijnë në një pikë të përbashkët. Nuk do të jetë e lehtë. Këtë herë cmimi për mos-formimin e një qeverie do të jetë shumë më i lartë. Ndaj partitë do të bashkohen këtë herë dhe këtë duhet ta bëjnë për Turqinë”.
Burime nga zyra e presidentit Erdogan tha se ai do të takohet me kryeministrin Ahmet Davutoglu. Presidenti pritet ti kërkojë kreut të qeverisë të formojë një qeveri të përkohshme përpara zgjedhjeve të 1 nëntorit.
Partia e Erdogan, humbi shumicën e tij në zgjedhjet e 7 qershorit, për herë të parë që nga viti 2002 kur erdhi në pushtet, duke zbehur kështu edhe ambiciet e Erdogan për të patur më shumë pushtet e duke e vendosur Turqinë në një situatë të paqartë politike.
Sigal