Turqia voton sot për zgjedhjet e përgjithshme

470
Sot votohet në Turqi. Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 sipas orës lokale dhe pritet të mbyllen në orën 17:00, po sipas orës lokale. Rreth 53 milionë e 765 mijë e 231 zgjedhës në Turqi sot kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën e votës. Përmes këtyre zgjedhjeve pritet të zgjidhen deputetët e Parlamentit të 25-të të Republikës së Turqisë. Anadolu Agency raporton se, sipas Komisionit të Lartë Zgjedhor nuk ka pasur probleme gjatë hapjes së qendrave të votimit këtë mëngjes, duke u hapur në përputhje me ligjin.
Në këto zgjedhje garojnë 20 parti politike, ku mes tyre janë partia në pushtet AK Parti, partitë opozitare CHP dhe MHP si dhe HDP (Partia Kurde) e cila futet për herë të parë në këto zgjedhje si parti. Në zgjedhje parlamentare në Turqi garojnë 156 deputetë të pavarur. Për pjesëmarrjen në votime personat të cilët do të shkojnë në kutitë e votimit mund ta ushtrojnë këtë të drejtë me njërin nga këto dokumente identifikimi si me pasaportën, patentën, letërnjoftimin ose një letërnjoftim të lëshuar posaçërisht më vulë të lagur. Ndërkohë personat të cilët nuk do të gjejnë emrat e tyre në listat zgjedhore do të mund të votojnë duke pasur me vete nr personal të ID ose një dokument që të mund të vërtetojë këtë.
Ndërkohë që kodi zgjedhorë ndalon rreptësisht përdorimin e votës nga një person tjetër ose ndihmën e dhënë në dhomën e fshehtë votimit. Për personat me aftësi të kufizuar apo personat të cilët nuk dinë të shkruajnë ose të lexojnë mund të ketë një shoqërues, por jo tek dhoma e votimit. Sipas kodit zgjedhor në vend gjatë ditës së zgjedhjeve nga ora 06:00 deri në 24:00 sipas orës lokale në vend nuk lejohet të shitet apo të konsumohet në vende publike. Përveç personelit të ruajtjes së rendit publik ose atyre që ruajnë vendet e rëndësisë së veçantë nuk lejohet mbajtja apo përdorimi i armëve të zjarrit.
Deri në orën 18:00 nuk lejohet publikimi i asnjë komenti apo përfundimi në lidhje me zgjedhjet. Ndërkohë nga ora 18:00 deri më 21:00 mund të publikohen vetëm lajme apo njoftime nga Komisioni Qendror i Zgjidhjeve. Ndërkohë sipas situatës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Turqisë (YSK) mund të marrë vendim për heqjen e ndalimit të publikimit të përfundimeve të zgjedhjeve edhe para orës 21:00. Procesi zgjedhor jashtë vendit u organizua në datat 8-31 maj, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit. Parlamenti turk ka një total prej 550 deputetësh, ndërsa pragu minimal për një parti politike për të hyrë Parlament është 10 për qind. Për formimin e qeverisë kërkohet një shumicë, minimumi prej 276 mandatesh parlamentare.
Sigal