Turqia sulmon ISIS-in në kufi me Sirinë, vritet një ushtar

454
Një ushtar turk u vra dhe një tjetër u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me ISIS në kufirin sirian gjatë ditës së sotme, u shpreh një zyrtar i lartë, disa ditë pas një kamikaze vetëvrasëse e cila dyshohet se kishte lidhje me grupin ekstremist, vrau 32 persona. “Ushtarët turq iu përgjigjën zjarrit, pasi të shtënat erdhën nga ana siriane e kufirit, në rajonin ku ndodhen milicët e Shtetit Islamik. Luftimet janë duke vazhduar”, tha zyrtari turk. Mediat lokale raportojnë se përplasja ndodhi pranë fshatit Elbeyli, në lindje të qytetit turk të Kilis, një zonë kur forcat e armatosura kanë dërguar përforcime javët e fundit. Sipas shtypit turk, gjysma e tankeve që patrullojnë kufijtë e vendit tani ndodhen përgjatë kufirit me Sirinë.
Sigal