Turqia sot në zgjedhjet parlamentare. Erdogan do ndryshim të Kushtetutës

38
TURQI – Turqit votojnë sot në zgjedhjet parlamentare, që shihen më shumë si një referendum për presidentin Rexhep Tajip Erdogan, i cili kërkon të fitojë 367 vende në Parlament që të arrijë ndryshimin e Kushtetutës. Por sipas analistëve dhe sondazheve paraprake, kjo shifër është e paarritshme. Në mandatin aktual, partia e Erdogan ka vetëm 311 vende, mbi 50 më pak se ato që i nevojiten, ndërsa Partia Popullore Republikane ka 125. Vendet e tjera janë shpërndarë mes partive të vogla dhe të pavarura.
Akuzat për korrupsion, ekonomia në rënie dhe një normë papunësie prej 11,3%, më e larta në këto pesë vitet e fundit, janë një kontribuues i madh në rënien e mbështetjes ndaj njeriut që në mandatin e parë si kryeministër arriti të shndërronte Turqinë në një superfuqi ekonomike dhe faktor vendimtar në gjeopolitikën rajonale. Dy ditë më parë dy persona humbën jetën e më shumë se 100 të tjerë u plagosën rëndë nga dy shpërthime gjatë një mitingu të partisë opozitare pro-kurde në Turqi.
Shpërthimet ndodhen kur dhjetëra persona po merrnin pjesë në mitingun e Partisë Popullore Demokratike, një qytet turk me shumicë kurde.