Turqia që do të blejë sistemin raketor rus

591
Rusia do të furnizojë Turqinë me katër divizione të raketave ajrore S-400 nën një kosto prej 2.5 miliardë dollarësh, në kuadër të një marrëveshjeje që është drejt finalizimit. 
Turqia është vendi i parë anëtar i NATO-s që do të blejë sistemin e avancuar të raketave ruse S-400, edhe pse armatimet e Rusisë nuk mund të pranohen e as të integrohen në ushtrinë e NATO-s. 
Lajmin e bëri të ditur kreu i korporatës shtetërore ruse “Romstec” Zyrtari Sergei Chemezov deklaroi në një intervistë për mediat se ministri rus i financave dhe homologu i tij turk kishin përfunduar bisedimet mbi financimin e marrëveshjes. Dokumentet finale duhen vetëm të miratohen, tha Chemezov .
Ai deklaroi se Turqia do ti paguajë fillimisht Rusisë 45 përqind të kostos, e më pas do të përfitojë hua nga Kremlini për të mbuluar 55 përqindëshin e mbetur. Moska pritet të fillojë furnizimet e para në mars të 2020, tha zyrtari rus. 
Marrëveshja ka shkaktuar shqetësim dhe zemërin në vendet Prëndimore, për shkak se Turqia është anëtare e NATO-s dhe ky veprim vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Moskës dhe aleancës ushtarake perëndimore janë të tensionuara.
Sigal