Turqia numëron mbi 60% të kutive, Erdogan kryeson në zgjedhje

501
Sigal

Përfundoi procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi.

Sipas vendimit të Komisionit të Lartë Zgjedhor (YSK), votimi nisi në orën 08:00 sipas kohës lokale dhe përfundoi në orën 17:00.

Në ndërkohë, edhe përkundër përfundimit të procesit, kryetarët e komisioneve të qendrave të votimit do të lejojnë të votojnë edhe qytetarët që mund të kenë ngelur në pritje për të votuar.

Numërimi i votave në të njëjtën kohë do të fillojë edhe për votat e ardhura në Turqi nga 123 përfaqësi në 60 shtete. Presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan ka marrë deri tani 55,83% të votave pas numërimit të 61,16% të kutive të votimit.