Turqia nënshkruan marrëveshje për të blerë sistemin e raketave nga Rusia

531
Turqia ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë për të blejë nga ajo, sistemin e raketave të avionëve S-400.

Gazetat turke kanë cituar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ku ka thënë se marrëveshja ëshë nënshkruar dhe se është bërë pagesa e depozitës.

Kozhin, ndihmës i presidentit rus, Vladimir Putin, ka konfirmuar se kontrata është nënshkruar, dhe se “po bëhen përgatitje qe kjo kontratë të përmbushet”

Kozhin tha se “ të gjitha vendimet në kontratë janë në përputhje të plotë” me interesat strategjike të Rusisë.

Blerja e armëve nga një furnizues që nuk është furnitorë i NATO-s, ka ngritur shqetësime në shtetet perëndimore.

Presidenti turk, Erdogan, ka thënë se Turqia është e lirë të bëjë blerje të tilla, bazuar në nevojat e saj për mbrojtje.
Sigal