Turqia krah shqiptarëve: Gati çdo ndihmë, kemi nisur ekipe të specializuara dhe aeroplan ushtarak

458
Sigal

Mëngjesin e sotëm, ministria e Jashtme turke ka reaguar për tërmetin me pasoja tragjike që goditi Shqipërinë, duke shënuar të paktën 20 viktima dhe mbi 600 të plagosur, si dhe shumë banesa e pallate të rrënuara.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin se një tërmet me magnitudë 6.4 ndodhi në Shqipëri këtë mëngjes (26 nëntor), epiqendra e të cilit ishte në detin Adriatik, 10 km larg qytetit të Durrësit. Ne i dërgojmë ngushëllimet tona të përzemërta të afërmve të atyre që humbën jetën, si dhe popullit të Shqipërisë dhe urojmë shërim të shpejtë për të dëmtuarit.

Turqia, si gjithmonë është krah për krah me Shqipërinë përballë kësaj katastrofe.

Një ekip kontrolli, shpëtimi dhe mjekësor është dërguar nga vendi ynë dhe do të transferohen sot në aeroplan ushtarak. Turqia është në solidaritet të plotë me Qeverinë dhe vëllezërit në Shqipëri dhe jemi të gatshëm të sigurojmë çdo ndihmë që mund të jetë e nevojshme”, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme turke.

Turqia ka sjellë makinat e specializuara për shpëtime me avionin e Forcave të Armatosura Turke për të ndihmuar në operacionet e kërkim shpëtimit.

Si pasojë e tërmetit me fuqi 6.2 ballë, AFAD, Ministria e Shëndetësisë, UMKE dhe ekipet e specializuar janë solidarizuar me Shqipërinë në këto ditë të vështira.

Ndërkohë ekipet po vijojnë operacionin e kërkim-shpëtimit që të nxjerrin persona të tjera nga rrënojat në Durrës e Thumanë.