Turqia kërkesë Gjermanisë për ekstradimin e ish-bashkëkryetarit të PKK

607
Turqia i kërkoi Gjermanisë arrestimin e përkohshëm dhe ekstradimin e ish-bashkëkryetarit të PYD/PKK-së, Salih Müslüm transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se Drejtoria e Përgjithshme për të Drejtat Ndërkombëtare dhe Marrëdhëniet me Jashtë në Ministrinë jashtme të Turqisë i ka përcjellë autoriteteve të Gjermanisë një shkresë lidhur me ekstradimin e Müslüm, i cili sipas gjykatës penale të Ankarasë është një prej të akuzuarve për sulmin terrorist të ndërmarrë më 13 mars të vitit 2016 me autobombë në stacionet e autobusëve në rajonin Güvenpark në lagjen Kızılay të Ankarasë, ku si pasojë humbën jetën 36 persona dhe 349 të tjerë u plagosën.
Në vendimin e gjykatës të përcjellë ditën e premte autoriteteve gjermane kërkohet arrestimi i përkohshëm dhe ekstradimi i Salih Müslüm.
Salih Müslüm, i cili u ndalua në Pragë të Çekisë dhe i cili më pas më 27 shkurt u lirua nga gjykata, ditë më parë mori pjesë dhe mbajti fjalim në një miting të zhvilluar nga përkrahësit e organizatës terroriste YPG/PKK në Berlin të Gjermanisë.
Gjykata penale e Ankarasë në çështjen e shqyrtuar më 26 shkurt rreth Salih Müslüm vendosi nxjerrjen e një kërkese të re “të buletinit të kuq” në lidhje me sulmin terrorist me bombë në rrugën Merasim në Ankara, ku kanë humbur jetën 29 persona.
Sigal