Turqia ka ndaluar 3.000 emigrantë që të udhëtojnë drejt Evropës

377
Turqia ka ndaluar plot 3.000 emigrantë që të udhëtojnë drejt Europës gjatë katër vitëve të fundit, në bazë të marrëveshjes së firmosur me BE-në në kuadër të forcimit të kontrrolleve kufitare.

Gjatë operacioneve janë arrestuar edhe 35 kontrabandistë, të cilët mendohet se merrnin para në këmbim të transportit të azil-kërkuesve. Refugjatët janë ndalur në brigjet e Turqisë, gjatë momentit që po përgatiteshin të mbërinin në ishujt grekë, itinerar ky që është ndjkeur nga shumica e emigrantëve. Qeveria turke pritet të ri-negociojë një tjetër marrëveshje me Bashkimin Europian, për të bllokuar përfundimisht udhëtimin e azil-kërkuesve drejt kontinentit të vjetër.

Sipas asaj që kanë bërë me dije zyrtarët e të dyja palëve, BE-ja ka ofruar plot tre miliardë dollarë si dhe heqjen e vizave për qytetarët turq, në rast se Ankarajë do të bjerë dakord për të zbatuar pikat e këtij plani. Ky fond do të shërbejë për ngritjen e kampeve të qëndrimit si dhe për shërbimet që do t’u ofrohen azil-kërkuesve.
Sigal