Turqia jep 1.2 milion euro për denoncuesit që sigurojnë kapjen e terroristëve

493
Turqia vazhdon të hedhë hapa të vendosura në luftën kundër terrorit. Ajo do të zbatojë sistemin 5 ngjyra 5 shpërblime. Sipas rregullores së Luftës Kundër Terrorit, lista e personave të kërkuar për akte terroriste është kategorizuar në 5 ngjyra. Sipas gradave janë përcaktuar edhe ngjyrat, “e kuqe, blu, e gjelbër, portokalli dhe e zezë”.
Ndërkohë që për kryetarët e grupeve terroriste është përcaktuar një ngjyrë, ata që denoncojnë në linjën e Ministrisë turke për kryetarët e organizatave terroriste DHKP-C, ISIS, MLKP dhe PKK do të shpërblehen deri në 4 milion lira turke pra rreth 1.2 milion euro.

Sipas rregullores që është përgatitur duke studiuar zbatimet në rreth 10 vende me në krye Amerikën dhe Anglinë, në lidhje me peronat në kërkim do të hapen adresa ueb dhe do të fillojnë fushata në median sociale. Do të shpërndahen fletë-palosje në arabisht, gjuhën kurde, turqisht, anglisht dhe gjermanisht dhe do të sigurohet një linjë e veçantë telefonike që do të quhet “Linja e popullit për drejtësi” ku populli mund të lerë informacione dhe denoncime.
Sigal