Turqia heq ndalimin e shamisë në ushtri

404
Autoritetet turke hoqën sot ndalimin e mbajtjes së shamisë për gratë që shërbejnë si oficere ose nënoficere në ushtri, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve ”Anadolu Agency”.

Kjo masë, simbolikisht e rëndësishme për shkak të statusit për mbrojtjen e laicitetit të ushtrisë turke që prej themelimit të Republikës nga Mustafa Kemal, përfshin gjithashtu studentët në shkollat ushtarake.

“Gratë mund, nëse dëshirojnë, të mbajnë shami në të njëjtën ngjyrë si uniforma, pa motiv dhe në mënyrë që të mos mbulojnë fytyrën”, sipas ”Anadoly Agency”, që citon Ministrinë turke të Mbrojtjes.

Sipas rregullores në fjalë në “Dispozitat e Përgjithshme” të Kodit të Veshjes së Forcave të Armatosura të Turqisë, parashikohet se “oficerët, nënoficerët, oficerët me kontratë, nënoficerët me kontratë dhe kadetët femra, gjithashtu edhe kandidatet dhe kursantët e këtyre, do të mund të mbajnë shami së bashku me uniformat e tyre zyrtare, nën beretë ose kapele, me kusht që të jenë në përputhje me ngjyrën e uniformave dhe të mos mbulojnë fytyrën e tyre.”

Rregullorja do të hyjë në fuqi pasi që të publikohet në Gazetën Zyrtare.
Sigal