Turqia gati të ndihmojë Greqinë, Davutoglu: Presim çdo propozim

458
Turqia është shprehur e gatshme për të ndihmuar Greqinë e cila ndodhet në prag të falimentimit. Këtë ka deklaruar kryeministri turk, Ahmet Davutoglu gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të AKP-së. 
“Jemi gati të ndihmojmë që Greqia t’i mbijetojë krizës ekonomike duke bashkëpunuar në turizëm, energji dhe tregti”, tha Davutoglu. “Ne duam një Greqi të fortë… Turqia do të shohë me pozitivitet çdo propozim për bashkëpunim”, shtoi kryeministri turk.
Davutoglu tha më tej se një delegacion turk do të udhëtojë për në Greqi për një takim të nivelit të lartë bashkëpunimi për të diskutuar mbi hapat e përbashkëta sa i takon krizës financiare.
Ndërkohë ministri i Financave, Nihat Zeybecki tha të hënën se nëse Greqia bën një propozim zyrtar për ndihmë financiare, Turqia është e gatshme të marrë parasysh një gjë të tillë.
Sigal