Turqia gati për të ndërhyrë në Siri. Mediat: Po pregatiten 18 mijë trupa

447
Lufta civile në Siri mund të marrë përmasa më të gjera pasi Presidenti Turk, Rexhep Taip Erdoan ka autorizuar një ndryshim në rregullat që lejojnë ushtrinë turke të angazhohet në luftime.
Mediat turke bëjnë me dije se ky ndryshim do të lejojë ushtrinë turke që të godasë shtetin islamik në Irak dhe Levant, por edhe regjimin e Bashar Al Asad.
Plani i Erdogan është diskutuar në këshillin e sigurisë kombëtare dhe sipas mediave turke është autorizuar përgatitja e një force prej 18 mijë ushtarësh. Qëllimi kryesor është që të merret nën kontroll një territor 100 km i gjatë dhe 30 km i gjerë në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë.
Në të njëjtën kohë me këtë lëvizje, Turqia do të ndalonte dhe bashkimin e pjesëve të banuara me popullsi kurde në Siri dhe Irak. 
Sigal