“Turqia e re”, Erdogan kërkon vendosjen e sistemit presidencial

447
Nevojitet krijimi i një kushtetute të re me sistem presidencial në mënyrë që të krijohet një “Turqi e re” deklaroi dje presidenti turk, Recep Tayip Erdogan.
Kushtetuta e Turqisë, një pjesë e së cilës daton nga koha e sundimit ushtarak në vitet ’80, do të reformohet si rrjedhojë e zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura në nëntor, në të cilat Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) sërish fitoi zgjedhjet duke siguruar shumicën parlamentare.
Administrata ka bërë ndryshime kushtetuese, përfshirë ndryshim nga sistemi parlamentar në modelin presidencial, një zotim i dalë nga programi partiak.
Edhe pse favorizojnë reformat, partitë opozitare kundërshtojnë sistemin presidencial, ndërkohë që partia në pushtet nuk ka shumicën e nevojshme parlamentare për të shtyrë përpara këto ndryshime.
“Një kushtetutë e re dhe sistem presidencial nevojiten për të ndërtuar një Turqi të re”, deklaroi Erdogan gjatë një takimi me përfaqësuesit e shoqërisë civile kushtuar nevojës për shtyrjen përpara të ndryshimeve kushtetuese, për të shtuar më tej se po rritet numri i përkrahësve të kësaj nisme.
“Rreth 300 organizata joqeveritare përkrahin thirrjen për një kushtetutë të re. Besoj se kjo shifër do të rritet së shpejti”, tha mes tjerash presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Sigal