Turqia e interesuar për raketat ruse S-500

694
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se vendi i tij, që aktualisht ka shpallur plane për blerjen e sistemeve raketore tokë-ajër të prodhimit rus të tipit, S-400, është i interesuar edhe për furnizim me raketa të reja ruse, që janë në zhvillim e sipër.
“Në bisedimet tona me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ne nuk mendojmë të ndalemi me S-400. Ne kemi pasur biseda për S-500, po ashtu”, ka thënë Erdogan.
Lëvizja e Turqisë, anëtare e NATO-s, për të blerë raketa ruse të tipit S-400, nga disa kryeqytete perëndimore është parë si mospërfillje e aleancës, në periudhën e tensioneve me Rusinë, për shkak të rolit të Moskës në luftërat në Siri dhe në pjesën lindore të Ukrainës.
Marrëveshja për raketat S-400, e shpallur muajin e kaluar, po ashtu, ka shkaktuar shqetësim pasi armatimet ruse nuk mund të integrohen në mbrojtjet e shteteve anëtare të NATO-s.
Sigal