Turqia drejt zgjedhjeve të parakohshme

428
Turqia pritet t’i drejtohet zgjedhjeve të parakohshme pasi bisedimet për formimin e një koalicioni qeverisës në Turqi, mes partisë në pushtet AK dhe partisë kryesore të opozitës CHP përfunduan pa sukses. Pas një takimi me kreun e CHP-së, Kemal Kilicdaroglu, kryeministri Ahmet Davutoglu, kreu i AKP-së, tha se bisedimet kanë rezultuar negativisht dhe vendi përballet me zgjedhje të parakohshme. “Duket se është shfaqur sërish detyra për t’i bërë thirrje kombet, teksa të gjitha kanalet janë shteruar, për të garantuar stabilitetin e vendit tonë. Faktikisht, kur gjykohet se bisedimet me CHP-në për formimin e një qeverie kanë dështuar, zgjedhjet kanë ngelur e vetmja mundësi,” tha Davutollu menjëherë mbas bisedimeve.

AKP, e themeluar nga Presidenti Erdoan, do të përpiqet të sigurojë një marrëveshje për koalicion me opozitarët nacionalistë të MHP-së, por një zyrtar i lartë i partisë tha se mundësitë e një marrëveshjeje të tillë janë “tepër të vogla” dhe se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në nëntor është tepër e mundshme. Partia qeveritare AK dështoi të siguronte mazhorancën parlamentare në zgjedhjet e 7 qershorit, duke e patur të pamundur të qeveriste e vetme, për herë të parë që pas ardhjes në pushtet në vitin 2002.
Sigal