Turqia dhe Rusia nënshkruajnë projektin “TurkStream” të gazsjellësit në Detin e Zi

560
Sigal

Rusia dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje
për realizimin e gazsjellësit “TurkStream” për të dërguar gaz rus drejt Evropës
nëpërmjet Detit të Zi, sipas gazetarëve.

Gjatë
një bisede prej më shumë se një orë e 40 minuta, presidenti rus, Vladimir Putin
dhe turk, Recep Tayyip Erdogan ranë dakord për qëllimet e këtij projekti të
madh energjetik duke shënuar përmirësimin e marrëdhënieve pas një krize të
rëndë diplomatike si pasojë e shkatërrimit nga aviacioni turk i një avioni
luftarak rus që fluturonte në kufirin siriano-turk në nëntor të vitit 2015.

Projekti
“TurkStream” u njoftua në fund të vitit 2014 dhe në të njëjtën kohë u braktis,
mes krizës ukrainase.

“Marrëveshja
e nënshkruar parashikon ndërtimin e dy drejtimeve që do të formojë ky
gazsjellës në Detin e Zi”, theksoi drejtuesi i ”Gazprom”-it Aleksei Miller.

“Kapaciteti
për secilin do të jetë 15,75 miliardë metra kub gaz në vit”, theksoi ai