Turqia dhe Rusia ftojnë në bisedimet e paqes edhe SHBA

454
Sigal

Militantët xhihadistë të shtetit Islamik duket se kanë ekzekutuar “dhjetra” forca të ushtrisë siriane.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se ushtarët u kapën duke u përpjekur për të ikur në provincën Hama, pas ISIS sulmoi bazën ajrore Tabqa.
Sipas Observatorit, xhihadistët kishin shkruar në rrjetin social twitter se kanë vrarë 200 ushtarë sirianë. Një ditë më parë u publikuan foto dhe video në internet, në të cilat shfaqeshin qindra persona duke ecur nëpër shkretëtirë, të veshur vetëm me të brëndshme. Ndërkohë në video militantët ektremistë bërtisnin “shteti islamik nuk ka kthim pas”.
Gjithashtu më herët gjatë javës u publikuan vrasje mizorë të xhihadistëve, ku të paktën shtatë burra u ekzekutuan. Observatori tha se në luftimet me ISIS, më shumë se 170 anëtarë të forcave të sigurisë u vranë në betejën finale, që zgjati pesë ditë në bazën ajrore Tabqa.
Kreu Rami Abdul Rahman deklaroi për agjensinë e lajmeve AFP se rreth 1,400 trupa ishin të stacionuara në bazën ajrore, 700 nga të cilët arritën të shpëtonin. Dyqind duket se janë kapur dhe ekzekutuar nga ISIS pasi u përpoqën që të kalojnë nëpërmjet shkretëtirës, në territorin që kontrollohet nga qeveria e vendit.
Ndërkaq Kombet e Bashkuara deklaruan se militantët e shtetit islamik kanë kryer “krime masive” në Siri, duke përfshirë edhe rekrutimin e fëmijëve si luftëtarë. Sipas organizatës së Kombeve të Bashkuara, fëmijë 10 vjeçarë janë rekrutuar nga ushtria e ISIS në Siri dhe në Irak.