Turqia bombardon pozicionet e militantëve kurdë

477
Ushtria turke prej dy ditësh po sulmon mbi pozicionet e njësive të armatosura kurde në Siri, të cilat njihen si ushtria e mbrojtjes së popullit.
Qeveria e Ankarasë ka deklaruar se një veprim i tillë është ndërrmarë për shkak të ekspansionit të tyre drejt kufirit turk. Kjo fushatë ushtarake e Turqisë vjen disa ditë pas firmosjes së marrëveshjes së armëpushimit në Siri. Për mediat u prononcua edhe kryeministri Ahmet Davutoglu.
Ai deklaroi se sulmet u ndërmorën për shkak të rrezikshmërisë që këto grupe paraqesin për Turqinë.
“Sulmet e sotme patën si qëllim mbrojtjen nga kërcënimi i disa grupeve militante të cilat cënojnë sigurinë e Turqisë. Ata janë një degë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe paraqisnin rrezik jo vetëm për qeverinë e Ankarasë, por edhe për qytetarët e Sirisë.”
Rebelët kurdë prej muajsh po përplasen edhe me forcat ushtarake të Turqisë, në juglindje të vendit. Situata më problematike paraqitet në Diabakir, ku është shënuar edhe numri më i lartë i viktimave.
Juglindja e Turqisë është blinduar me forca të shumta sigurie, teksa protesat vijojnë në përditshmëri.
Sigal