Turqia bllokon Twitter për orë të tëra, pas masakrës në Suruç

417
Pas masakrës me 30 viktima në qytetin Suruc, Turqia bllokoi për disa orë Twitterin me qëllim parandalimin e shpërndarjes së fotove të përgjakshme.
Ankaraja zyrtare njoftoi më vonë se rrejti social është rihapur, por i pastruar nga të gjitha imazhet e tragjedisë, mesazhet e urrejtjes dhe gjuha raciste.
Sipas informacioneve, ka qenë vetë turqia që i ka kërkuar Twitterit t’i heqë pamjet që lidhen me bombardimin.
Kompania menjëherë ka eliminuar mbi 50 imazhe para se të vendosej masa e ndalimit nga gjykata.
Sipas vendimit, imazhet e sulmit janë të ndaluara të shfaqen jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në media vizive, të shkruara dhe ato që operojnë vetëm në internet.
Pas identitfikimit të kamikazit Seyh Abdurrahman Alagoz, 20 vjec, policia arrestoi 49 persona gjatë protestave pas sulmit.
Forcat e rendit u detyruan të përdorin gaz lotsjellës dhe pompa uji për të stabilizuar situatën.
Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, policia konfiskoi edhe disa armë, municione dhe 203 bomba Molotov.
Një ditë pas sulmit në qytetin në kufi me Kobanin e Sirisë, në po të njëjtë krahinë, dy policë turq u gjetën të vrarë në një ndërtesë, ku njëri prej tyre ishte pjesë e task forcës kundër terrorizmit. Ende nuk dihet nëse sulmet kanë lidhje me njëri tjetrin.
Sigal