Turqia: BE duhet të kalojë 3 miliardë euro për të respektuar marrëveshjen e emigrantëve

529
“Bashkimi Europian duhet të kalojë fondin prej tre miliardë eurosh, në mënyrë që puna për të respektuar marrëveshjen e emigrantëve të vijojë”, – kështu është shprehur ministri i Turqisë për Marrëdhëniet me BE-në, Volkan Bozkir, i cili tha se shteti i tij i ka plotësuar kërkesat e bëra nga blloku me 28 anëtarë, duke krijuar kushtet e nevojshme për parandalimin e kalimit të emigrantëve në kontinentin e vjetër.
Ai shtoi se progresi i bërë nga Bashkimi Europian për të implementuar marrëveshjen nuk ka qënë në nivelin e duhur. Sipas tij, kjo gjë ka ardhur si pasojë e mos-marrëveshjeve që ekzistojnë në brendësi të unionit.
Javën e shkuar, vetë zyrtarët e BE-së deklaruan se qeveria Italiane kishte planifikuar që të mos pranonte kalimin e fondit në drejtim të Turqisë.
Sipas marrëveshjes, Ankaraja duhet të parandalojë ardhjen e mëtejshme të emigrantëve në Europë, në këmbim të 3 miliardë eurove dhe liberalizimit të vizave për qytetarët turq.
Sigal