Turqia arreston 65 pjesëtarë të forcës ajrore, akuzohen për “lidhje” me Gulenin

106
Policia turke arrestoi 65 persona të enjten, në një operacion kundër personelit të forcës ajrore.

Të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për organizimin e një përpjekjeje për grushtshtet, në vitin 2016.
Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu, urdhërarreste janë lëshuar për 96 persona, 91 nga të cilët i përkasin forcës ajrore.
Policia tha se është duke vazhduar kërkimet për të tjerët në qytetin Izmir. Mbi 50,000 njerëz janë arrestuar dhe 150,000 të tjerë janë pezulluar ose pushuar nga puna, pas puçit të dështuar, shkruan rel. Gulen e mohon çdo përfshirje në pëprjekjen për puç.