Turqia akuza SHBA-së: Në vend që Siria të pastrohet nga terroristët, ata u japin armë

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım sot në Ankara ka adresuar kritika në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke porositur se në vend që qytetin Rakka në Siri ta pastrojnë nga DEASH-i, pjesëtarëve të kësaj organizate i kanë dhënë armë dhe i kanë ndihmuar të dalin nga Rakka, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım sot mbajti fjalim në takimin e rregullt parlamentar para Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) në Ankara dhe me këtë rast komentoi rreth luftës kundër terrorizmit.

“Në vend që Rakka të pastrohet nga DEASH-i, pjesëtarëve të kësaj organizate u kanë dhënë armë dhe i kanë ndihmuar që të dalin nga Rakka. Çfarë do të thotë kjo? Çfarë u thamë ne SHBA-ve? Lufta që përmes një organizate terroriste të shkatërrohet tjetra, kjo nuk është një punë që duhet të merren shtetet, kjo është e dëmshme për ta. Tani e shohim se çfarë rezultatesh jep kjo. Kush mund ta dijë, terroristët e DEASH-it tani dalin të lirë me armë, mund të jenë shkaktarë të vrasjes së njerëzve të pafajshëm në Turqi, Evropë, SHBA dhe në çdo vend tjetër në botë”, tha kryeministri turk Yıldırım.