Turqia 1 vit pas grushtit të shtetit, Erdogan paralajmëron Gylen: E di fatin tënd po erdhe këtu?!

75
Në një vjetorin e grushtit të dështuar të shtetit, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, e cilësoi 15 korrikun një risi në historinë e demokracisë. Erdogan e konsideroi këtë moment si rilindjen e Turqisë, teksa fushata masive dhe e ashpër e spastrimeve në radhët e punonjësve shtetërorë ka vijuar edhe në prag të këtij përvjetori të parë. “Paturpësisht kreu i FETO-s shprehet ‘Nëse Amerika më lejon unë shkoj në Turqi’. Unë i kam bërë thirrje më parë, përse nuk erdhe? A e ke ti atë guxim? Kur të vish këtu e dinë se çfarë do të ndodhë, e dinë fatin?”, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në panelin “15 korriku si një shkelje e të drejtës së njeriut”, zhvilluar në Dhomën e Tregtisë së Ankarasë.

-“Egërsia dhe gjaku që kanë derdhur ka zbuluar qëllimin e tyre të vërtetë”.

Pasi ka theksuar se 15 korriku ka qenë një tentativë pushtimi që është përpjekur të realizohet me dorën e nënkontraktorëve të blerë me 1 dollarë, Erdoğan tha se “qëndrimi i pamëshirshëm që puçistët treguan ndaj popullit tonë, egërsia që treguan dhe gjaku që kanë derdhur ka zbuluar qartë qëllimin e tyre të vërtetë.”

“Numri i qytetarëve tanë që humbën jetën atë natë është 250, ndërsa numri i puçistëve të vrarë vetëm 35. Ja duhet të mendojmë edhe mbi këto shifra. Sikur Turqia të mos ishte një shtet ligjor, sikur të mos ishte një vend që mbikëqyr drejtësinë të paktën dhjetëra mijëra tradhtarë që kanë marrë pjesë fizikisht atë natë në grushtin e shtetit nuk do të ndodheshin nëpër burgje, por do të ndodheshin nëpër gropa të hapura rastësisht”, është shprehur në fjalën e tij Erdoğan. Ndërsa në lidhje me zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme Erdoğan ka theksuar se “Na shprehen: ‘Kur do ta hiqni gjendjen e jashtëzakonshme’. Ne do ta heqim gjendjen e jashtëzakonshme kur të përfundojnë të gjitha këto shqetësime, do ta heqim gjendjen e jashtëzakonshme kur të arrijmë objektivin në luftën kundër terrorizmit. Pa mbaruar të gjitha këto askush të mos presë që ne të heqim gjendjen e jashtëzakonshme.”