Turqi, zbulohen enë qeramike 2800-vjeçare

475
Në gërmimet arkeologjike të Pallatit Cavustepe në lindje të Turqisë u gjetën enë qeramike (pithos) të vjetra 2 800 vjet, konkretisht bëhet fjalë për enë që janë përdorur për ruajtjen e farave, vajrave dhe verërave. Parku Arkeologjik ndodhet rreth 20 kilometra nga qendra e qytetit Gurpinar, kurse pallati është ndërtua gjatë lulëzimit të mbretërisë Urartu, kur në fron ishte ulur mbreti Sardur. Një grup arkeologësh nga Universiteti “Yuzuncu Yil”, me profesorin Rafet Cavusoglu po kryejnë gërmime me qëllim për të zbuluar detaje të fshehura rreth sundimit të Urartu, i cili është i njohur për sistemet e para të ujërave të zeza në botë, ndërtimit të veçantë të pallatit dhe arritje tjera të shumta të cilat ende tërheqin një numër të madh të arkeologëve, historianëve dhe turistëve nga mbarë bota.
Sigal