Sigal

22 persona, përfshirë edhe disa fëmijë, humbën jetën të dielën kur një makinë me emigrantë të nisur drejt Greqisë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal në perëndim të Turqisë.

Mjeti po udhëtonte në një autostradë pranë aeroportit të Izmirit, kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe ra në kanalin disa metra më poshtë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadoli.

Kombësia e emigrantëve të cilët kanë ndërruar jetë nuk është qartësuar ende, por konfirmohen 22 viktima si dhe 19 të tjerë të plagosur.

Kjo është tragjedia e dytë brenda pak ditëve me emigrantët, pasi mëngjesin e të shtunës një tjetër kamion me emigrantë u dogj në veriun e Greqisë, ku u dogjën së gjalli 12 emigrantë të tjerë, ku identifikimi i tyre u bë shumë i vështirë për shkak të karbonizimit të trupave.