Turqi, parlamenti miraton reformën kushtetuese që fuqizon presidentin

451
Parlamenti i Turqisë ka miratuar sot një paketë të gjerë të reformës kushtetuese që ka për qëllim të fuqizojë më shumë presidencën e Recep Tayyip Erdoganit duke krijuar mundësinë që referendumi të votohet edhe nga populli.
Votimi përfundimtar për paketën u miratua me 339 vota pro dhe 142 kundër.
Numri i nevojshëm ishte të paktën 330 vota për t’u miratuar dhe për ta çuar përpara në një votim publik, që pritet të zhvillohet në muajin prill.
Kritikët thonë se ndryshimet do të dobësojnë kontrollet, balancat, rolin e parlamentit dhe do të përqendrojnë më shumë pushtet në zyrën e presidentit.
Ata janë gjithashtu të shqetësuar në lidhje me efektin e pavarësisë së gjyqësorit.
Erdogan, i cili ka qenë në krye të Turqisë që nga viti 2003, së pari si kryeministër dhe që nga viti 2014 si president, është akuzuar tashmë për autoritarizëm në rritje.
Presidenti dhe mbështetësit e tij shprehen se krijimi i një kryesisë ekzekutive do të sjellë stabilitet.
Sigal