Turqi, paradë gay në Ramazan largohen me dhunë manifestuesit

454
TURQI- Ndryshe nga 13 vite më parë ku parada e homoseksualëve është zhvilluar në paqe në Turqi duket se këtë vit i cili përkon edhe në muajin e Ramazanit është konsideruar nga shoqëria turke si provokim duke shkaktuar incidente mes organizatorëve dhe policisë. Policia turke nuk ka lejuar zhvillimin e paradës gay mbrëmjen e 28 qershorit në Stamboll duke i shpërndarë ata nga sheshi “Taksim” me ujë të nxehtë sprai me lëndë të fortë djegëse dhe fishekë gome.
Para se turma të mblidhej, policia kishte njoftuar se parada ‘Krenari’ e homoseksualëve nuk do të lejohej, por manifestuesit sfiduan duke dalë në sheshin i cili në vitin 2013 u bë qendra e manifestimeve të dhunshme kundër qeverisë.
Shumë prej tyre mbanin në duar flamuj dhe simbole të homoseksualëve, të cilët edhe pse policia u bëri thirrje që të shpërndaheshin nga sheshi, nuk pranuar por filluan të valëvisnin flamujt. Pas shpërndarjes nga policia, manifestuesit iu drejtuan tregut të vjetër Istiklal, duke marshuar edhe këtu. Turma ka brohoritur dhjetëra parulla dhe mesazhe kundër qeverisë dhe presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Aktivistët thonë se ata nuk ishin në shënjestër vetëm për shkak të orientimit të tyre seksual apo luftës për barazi , por për shkak se qeveria e Turqisë dëshiron ti mbajë në heshtje të gjitha pakicat dhe ata të cilët perceptohen si një kërcënim për Partinë në pushtet
Ndërkohë parada e ”krenarisë” së homoseksualëve dhe komunitetit LGBT sic dhe ajo njihet ka nisur të shtunën në Londër me anë të cilës manifestuesit dhe pjesëtarë të komunitetit të cilët kërkojnë të drejtat e tyre “Ne jemi këtu të mësohen me ne !- “ne jemi këtu , të mësohen me të , ne nuk do të largohemi.
Sigal