Turqi, nëna lehonë merret në pyetje bashkë me foshnjën e saj njëditëshe!

497
Ditën e djeshme urrejtja ndaj lëvizjes “Gylen” në Turqi ka arritur të zgjatohet deri edhe te foshnjat e sapolindura. Ka qenë policia e Antaljas, e cila është përpjekur të arrestojë një nënë lehonë që nuk kishte kaluar as një ditë e plotë që kishte lindur. Ajo është marrë nga spitali së bashku me foshnjë e saj, për t’u çuar përpara trupës së drejtësisë, ndërkohë që babai gjendet gjithashtu i arrestuar që më parë.
Nëna lehonë në pyetje së bashku me fëmijën e saj njëditëshe!
Në Alanja të Antaljas po ndodh diçka që mund të çohet nëpërmend vetëm se kur flitet për gjenocid. Ditën e pardjeshme Fadime Gynaj Oyel ka lindur në fëmijë në një prej spitaleve të qytetit dhe patën kaluar vetëm disa orë kur policia ka shkuar në spital për të kërkuar marrjen e saj në pyetje në lidhje me një proces të hapur. 
Forcat e policisë kanë pritur në ambientet e spitalit, derisa të merrte me çdo kusht nënën lehonë për ta shoqëruar drejt zyrave të policisë. Ndërsa sot, ajo është shoqëruar nga policia për në ambientet e prokurorisë. Kanë kaluar plot katër orë që kur ajo është prurë aty së bashku me foshnjën e sapolindur në një kosh për fëmijët e sapolindur. Kjo është një ngjarje çnjerëzore, të cilën nuk do ta kishim imagjinuar dot as për makabritetet e kohëve të shkuara. Për të sot po flitet në mbarë botën, pasi ajo është kthyer në rendin e ditës së rrjeteve sociale menjëherë sapo u bë publike nga ambientet e spitalit.
Kjo vajzë, e cila sapo ka lindur dhe që duhet të ishte në ambientet e spitalit apo të shtëpisë, gjendet korridoreve të prokurorisë, në pritje për të dalë përpara prokurorit dhe gjyqtarëve, duke mos iu lejuar që të takohet apo të flasë me askënd!


LIDHJA E LAJMIT 



Sigal