Sigal

Ish-konkurrentja e “O ses çoçuklar” (The Voice kids) i Turqisë, Nazar Nur Kaya është ndarë nga jeta, një lajm ky që ka shokuar Turqinë. Nazar mori pjesë në The voice kids në vitin 2014 dhe i mahniti të gjithë me zërin e saj.

14-vjeçarja vuante nga lupus dhe mediat turke shkruajnë se ishte një gabim i mjekëve që shkaktoi vdekjen e të miturës.


Anëtarët e jurisë së The voice kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e Nazarit dhe kanë shkuar në varrimin e të ndjerës.

“Motra ime nuk kishte një sëmundje vdekjeprurëse. Komplet gabimi i spitalit”, është shprehur motra e Nazarit.