Turqi/ Mbyllen 130 media dhe shkarkohen 2400 ushtarë e oficerë

426
Të mërkurën, autoritetet turke kanë njoftuar se kanë shkarkuar më shumë se 2400-2400 zyrtarë ushtarakë dhe kanë mbyllur më shumë se 130 media, raporton CNN-i turk, në një pastrim të madh pas përpjekjes së dështuar për puç ushtarak. Në total janë 726 oficerë ushtarakë dhe 1684 ushtarë që janë shkarkuar, bën me dije ky televizon. Mësohet se janë urdhëruar të mbyllen edhe tri agjenci lajmesh, 16 kanale televizive dhe 45 gazeta. Këto masa do të rrisin më tej shqetesimin e grupeve të të drejtave të njeriut dhe aleatëve perëndimorë të Turqisë. Sakaq, Ankaraja zyrtare thotë se këto masa po ndërmeren që mos të përsëritet tentim grusht shteti i ri, pasi kjo ka ndikuar edhe në popullin turk. Për të gjitha këto, Turqia akuzon imamin kontrovers, Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA.
Sigal