Turqi, lirohen me kusht 8 aktivistë të akuzuar për terrorizëm

398
8 aktivistë për të drejtat e njeriut që po gjykohen për terrorizëm në Turqi, përfshirë një zyrtare të lartë të Amnesty International, një shtetas gjerman dhe një suedez, u liruan me kusht.
Të gjithë aktivistët përballen me mundësinë e 15 viteve burg nëse shpallen fajtorë për pjesëmarrje dhe mbështetje të grupeve të armatosura terroriste. Që të gjithë të pandehurit i mohojnë akuzat dhe thonë se çështja është e motivuar politikisht.
Megjithatë, për arsye ende të paqarta, prokurorët e çështjes i thanë gjykatës se të pandehurit mund të hetohen edhe në gjendje të lirë, diçka që solli edhe lirinë me kusht për ta. Mes tyre është Idil Eser, drejtoresha e Amnesty International për Turqinë, e cila tha se u habit nga vendimi i gjykatës, por po shijon momentin. Në të njëjtin kuadër foli edhe aktivisti gjerman Peter Steudtner, i cili tha se beteja vazhdon.
Çështja kundër aktivistëve që akuzohen se morën pjesën në grushtin e dështuar të shtetit të vitit të shkuar ka ngritur edhe më shumë shqetësimin për lirinë e fjalës në Turqi.
Sigal