Turqi/ Kritikonte Erdoganin, analisti rrihet me shkop bejsbolli

112

Analisti Javuz Selim Demirag, i njohur si kritik i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, u rrah nga një grup personash nën rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e dhunës së ushtruar analisti Demirag është shtruar në spital. Lajmin e bën të ditur gazeta turke Yenicag.

Gazeta shkruan se analisti i saj është rrahur me shkopinj bejsbolli.

Incidenti ndodh në një kohë të tensioneve të larta mbi vendimin e Komisionit Suprem të Zgjedhjeve të Turqisë për të zhvlerësuar rezultatet e zgjedhjeve të kryebashkiakut në Stamboll dhe për të planifikuar një rivendosje më 23 qershor.