Një jaht me fibër me rreth 30 emigrantë në bord është mbytur afër brigjeve të qytezës Gümbet, ndërsa tentonte të shkonte me rrugët ë jashtëligjshme në ishujt grekë në Egje.
Sigal

Jahti me gjatësi 6 metra me emigrantë të parregullt, në mesin e të cilëve edhe gra e fëmijë, u fundos i gjithi në ujë.

Qytetarët pasi dëgjuan thirrjet për ndihmë që vinin nga deti njoftuan menjëherë policinë dhe në vendngjarje u dërguan ekipe të Rojës Bregdetare dhe Policisë.

Ekipet e Rojës Bregdetare mbërritën me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe migrantët që prisnin ndihmë në kushte të vështira në det i nxorën në breg me motoskaf, pastaj i transferuan tek ambulancat që prisnin në tokë.

Për shpëtimin e emigrantëve të parregullt ndihmuan edhe banorët.

20 klandestinët që u shpëtuan në det u dërguan në spitale të ndryshme të Bodrumit. Vetëm se 2 prej tyre humbën jetën, pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve të bluzave të bardha.

Palombarët e Rojës Bregdetare vazhdojnë kërkimet duke bërë zhytje në vendin ku ndodhet jahti i mbytur.

Edhe ekipet e Policisë i mbështesin nga toka punimet e 4 motoskafëve të Rojës Bregdetare.