Turqi/ Grushti i shtetit, shkarkohen mbi 10 000 funksionarë shtetërorë

412
Sigal

Autoritetet turke kanë shkarkuar më shumë se 10 000 funksionare shtesë, në kuadër të hetimeve të hapura pas përpjekjes për grusht shteti në korrik, sipas dy dekreteve, që njoftojnë gjithashtu mbylljen e disa dhjetëra mediash.

Gjithsej 10 131 punonjës të shtetit, kryesisht të ministrive të Edukimit, Drejtësisë dhe Shëndetësisë, janë shkarkuar, sipas këtyre dekreteve të publikuara dje në mbrëmje në Fletoren Zyrtare, ndërkohë që shumë funksionarë të tjerë janë prekur më parë nga ky spastrim që prej grushtit të shtetit të 15 korrikut.