Turqi, gjuha shqipe lëndë me zgjedhje

545
Në shkollat fillore të Turqisë, gjuha shqipe do të mësohet si lëndë me zgjedhje. Mediat turke kanë bërë të ditur se gjuha shqipe do të mund të mësohet në të gjitha shkollat fillore që nga klasa e pestë.

Kjo do të ofrohet në vendbanimet ku jetojnë shqiptarët, nëse familjet kërkojnë për fëmijët e tyre që ta mësojnë gjuhën shqipe si lëndë me zgjedhje.
Sigal