Turqi/ Fundi tragjik i 22-vjeçares me motor, akidenti i frikshëm kapet nga kamerat

321

Fundi tragjik i një 22-vjeçareje që u aksidentua teksa udhëtonte me motor është filmuar sekondë pas sekonde në kamerat e sigurisë.  E reja po lëviznte në tunelin Dolmabahçe-Bomonti në Stamboll të Turqisë, kur humbi kontrollin e motorit duke u përplasur me muret anësore.

Si pasojë e shpejtësisë së lartë, trupi i 22-vjeçares Buse Karabulut është zvarritur në asfalt për rreth 40 metra, ndërsa motori për rreth 65 metra. Vajza ndërroi jetë në vendngjarje nga plagët e rënda.

Aksidenti ka ndodhur në orën 6:25 të mëngjesit.

Media turke zbulon se 6 muaj më parë, autoritetet i kishin bllokuar patentën e makinës të resë për përdorim të mjetit nën efektin e alkoolit.