Turqi, disa të vrarë në provincën kurde dy ditë pas fitores historike

440
Disa persona kanë mbetur të vrarë pas një aksioni të policisë turke në qytetin juglindor Dijarbakir, në provincën me popullësi kurde, ku raportohet të jetë qëlluar edhe një lider i një organizate humanitare islamike.
Ngjarja, e cila mbetet ende për t’u zbardhur, ndodh dy ditë pas zgjedhjeve në të cilat kurdët u futën për herë të parë në parlament të organizuar në parti.
Vitet e fundit ka pasur përplasje sporadike mes nacionalistëve kurdë dhe grupimeve islamike në Turqi, pavarësisht përpjekjeve për një marrëveshje paqeje.
Policia konfirmoi se Ajtaç Baran, lideri i shoqatës humanitare, u qëllua për vdekje në zyrën e tij në qytet, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të vrarë nga përplasja e armatosur që pasoi.
Sigal