Turqi, Davutoglu: Trupi i pilotit rus do t’i dorëzohet Moskës

426
Trupi i njërit prej pilotëve të avionit rus që u rrëzua të martën nga aviacioni turk është rikuperuar dhe dërguar në Turqi, e cila do ia dorëzojë Rusisë, njoftoi sot kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.

“Piloti që humbi jetën gjatë shkeljes së hapësirës ajrore turke, na është dorëzuar në kufirin sirian dje në mbrëmje”, -deklaroi Davutoglu para gazetarëve në Stamboll.

“Një diplomat rus do të shkojë sot në prani të një përfaqësuesi të ushtrisë turke në rajonin Hatay në kufi me Sirinë, ku dhe do t’i dorëzohet trupi i pilotit”, – bëri të ditur kryeministri turk.
Sigal