Turqi: Bllokohen qasjet në faqet e militantëve të IS-it

48
Turqia i ka bllokuar qasjet në më tepër se dhjetëra uebfaqe islamike të lajmeve këtë javë, nën presionin e aleatëve të NATO-s, në shtim të përpjekjeve për ta ndalur rrjedhjen e rekrutëve dhe për t’i parandaluar rrjetet e grupit militant, Shteti Islamik (IS), që të krijojnë terren në Turqi. Gjatë disa viteve të kaluara, mijëra luftëtarë të jashtëm kanë kaluar nëpër Turqi për tu bashkuar me grupin ekstremist, Shteti Islamik, në Irak dhe Siri. Disa prej tyre janë ndihmuar nga grupet kontrabanduese turke, që kanë preferenca ndaj militantëve të Shtetit Islamik. Disa faqe në Internet, që janë bllokuar prej natës së 12 korrikut, e kanë akuzuar Turqinë për persekutim të myslimanëve. Një zyrtar i lartë i qeverisë turke tha se bllokimi i faqeve në Internet dhe arrestimet aktuale ishin “pjesë e rëndësishme” e përpjekjeve për mbylljen e rrjeteve të rekrutimit të militantëve të Shtetit Islamik.