Turqi, arrestohen 60 biznesmenë nën dyshimin për lidhje me Gylen

444
Sigal

Arrestohen 60
biznesmenë turq të cilët janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se kanë
financuar organizatën terroriste FETO, ndërsa 50 prej tyre janë liruar nën
masën e ndalesës, raporton Anadolu Agency (AA). Gjykata në Stamboll përfundoi
procedurën për 110 biznesmenë arrestimin e të cilëve e kërkoi Prokuroria në
Stamboll.

Gjykata kujdestare mori
vendim që 60 persona, në mesin e të cilëve gjenden edhe anëtarë të familjeve të
theksuara të biznesmenëve turq, të arrestohen për shkak të “anëtarësimit në
organizatë terroriste”, ndërsa për 50 prej tyre është marrë vendim për ndalesën
e braktisjes së vendit. Gazetari i AA-së mëson se Prokuroria do të dorëzojë
ankesë për lirimin e disa biznesmenëve.

Prokuroria në Stamboll
në kuadër të strukturave të FETO-s në botën e biznesit ngriti hetim, në
përputhje me mbledhjen e dëshmive është marrë vendim që 380 persona të
arrestohen. Është kryer kontroll i shtëpive dhe zyrtarëve të të dyshuarve.
Aksionet janë zbatuar në 35 qytete, në mesin e të cilëve gjendet edhe
Stambolli, ndërsa janë arrestuar 164 persona, prej tyre 54 Prokuroria i liroi.
Theksohet se 110 ndodhen janë jashtë vendit, ndërsa 106 prej tyre kërkohen.