Turqi, arrestohen 60 biznesmenë nën dyshimin për lidhje me Gylen

Arrestohen 60 biznesmenë turq të cilët janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se kanë financuar organizatën terroriste FETO, ndërsa 50 prej tyre janë liruar nën masën e ndalesës, raporton Anadolu Agency (AA). Gjykata në Stamboll përfundoi procedurën për 110 biznesmenë arrestimin e të cilëve e kërkoi Prokuroria në Stamboll.

Gjykata kujdestare mori vendim që 60 persona, në mesin e të cilëve gjenden edhe anëtarë të familjeve të theksuara të biznesmenëve turq, të arrestohen për shkak të “anëtarësimit në organizatë terroriste”, ndërsa për 50 prej tyre është marrë vendim për ndalesën e braktisjes së vendit. Gazetari i AA-së mëson se Prokuroria do të dorëzojë ankesë për lirimin e disa biznesmenëve.

Prokuroria në Stamboll në kuadër të strukturave të FETO-s në botën e biznesit ngriti hetim, në përputhje me mbledhjen e dëshmive është marrë vendim që 380 persona të arrestohen. Është kryer kontroll i shtëpive dhe zyrtarëve të të dyshuarve. Aksionet janë zbatuar në 35 qytete, në mesin e të cilëve gjendet edhe Stambolli, ndërsa janë arrestuar 164 persona, prej tyre 54 Prokuroria i liroi. Theksohet se 110 ndodhen janë jashtë vendit, ndërsa 106 prej tyre kërkohen.